Home Sport Arsenal nuk “fal” në “Emirats”, West Ham fiton ndaj Wolves, Aston Villa përmbys gjithçka ndaj Brentford

Arsenal nuk “fal” në “Emirats”, West Ham fiton ndaj Wolves, Aston Villa përmbys gjithçka ndaj Brentford

0
Arsenal nuk “fal” në “Emirats”, West Ham fiton ndaj Wolves, Aston Villa përmbys gjithçka ndaj Brentford

Kështu, në “Emirates Stadium”, “Topçinjtë” e Arsenal kanë arritur të sigurojnë fitoren e radhës, në kampionat, kësaj here ndaj “pulëbardhave” të Brighton, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin e pastër, 2 me 0, pas golave të Gabriel Jesus e Kai Havertz, në minutat 53’ e 87’ të sfidës.

Në “Brentford Community Stadium”, skuadra e Aston Villa ka përmbysur gjithçka duke mundur vendasit e Brentford, me këta të fundit, që morën avantazhin, në minutën e 45’-të të pjesës së parë, pas golit të Lewis-Potter. Djemët e Unai Emery përfituan nga dalja me kartonin e kuq e mbrojtësi Ben Mee dhe me 10 lojtarë, Alex Moreno e Ollie Watkins e patën tepër të lehtë për të ndëshkuar “Grerëzat”, në minutat 77’ e 85’, për të vijuar kështu ecurinë pozitive në Premier League

Ndërkaq, në përballjen e fundit të mesditë, “Çekanët” e West Ham kanë vazhduar serinë e fitoreve radhazi, në “London Stadium”, teksa kanë mundur me rezultatin e pastër 3 me 0, “Ujqërit” e Wolves. Një dopietë e Mohamed Kudus, në minutat 22’ e 32’, si dhe goli i Jarred Bowen, në minutën e 74’-rt mjaftuan për fitoren e djemve të David Moyes, ku duhet theksuar se performancë fantastike zhvilloi edhe “fantazisti” brazilian, Lucas Paqueta, me 3 asistime.

Përsa i pëket pikëve, në tabelën e Premier League, skuadra e Arsenal mbetet në vendin e parë me 39 pikë dhe menjëherë pas tyre vjen Aston Villa, me vetëm 1 pikë më pak. Në vendin e 7-të pozicionohet “Çekanët” e West Ham, ndërsa Brighton, Brentford e Wolves janë renditur në vendet 9, 12 e 13, me respektivisht 26, 19 e 19 pikë. /Abcnews/

Exit mobile version