29.1 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Arsenal mposhtet nga West Ham

- Advertisement -

Posedimi i topit dhe krijimi i rasteve nuk kanë dalur të mjaftueshme për Arsenalin që të nxjerrë edhe rezultat pozitiv nga ndeshja me West Ham.

Skuadra e trajnerit Mikel Arteta është mposhtur në xhiron e nëntëmbëdhjetë. Madje kjo ka ndodhur në “Emirates” dhe me rezultat 0-2.

Skuadra e David Moyes ka shënuar nga një gol në secilën nga të dy pjesët e ndeshjes.

Ka qenë Soucek ai që e ka gjetur rrjetën qysh në minutën e trembëdhjetë. Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, përkatësisht pas vetëm dhjetë minuta lojë, mysafirët e kanë ngritur epërsinë me golin e Mavropanos.

Fitorja e West Ham do të mund të ishte edhe më e thellë sikur Benrahma të tregohej i saktë nga pika e bardhë në minutën e gjashtë të kohës shtesë, por kjo nuk ka ndodhur.

Pas kësaj ndeshje, në tabelën e kryesuar nga Liverpool, Arsen gjendet në vendin e dytë, ndërsa West Ham në vendin e gjashtë.

Të ngjashme

Të fundit