Arsenali ka shënuar një fitore të ngushtë me 2-1 në shtëpi ndaj Brightonit në kuadër të javës së 18-të të Ligës Premier.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe që në minutën e katërt, Bukayo Saka tregoi rrezikshmërinë e tij, por portieri i Brightonit, Bart Verbruggen, arriti ta ndalonte goditjen e tij. Dominimi i vendasve u konkretizua në minutën e 14-të, kur Saka asistoi për Martin Ødegaard, i cili shënoi për avantazhin 1-0.
Arsenali ngriti avantazhin në minutën e 52-të, kur një krosim përfundoi në rrjetë pas devijimit të pafat të Georginio Rutter, duke regjistruar autogol për rezultatin 2-0.
Brighton reagoi dhe kishte mundësi të artë , kur Yasin Ayari goditi fuqishëm nga jashtë zonës, por topi u përplas në shtyllë. Vetëm pak çaste më pas Diego Gómez shënoi nga afërsia pas një topi të kthyer në zonë, për 2-1.
Në pjesën e dytë, të dy skuadrat patën raste të mira. Viktor Gyökeres ishte pranë golit për Arsenal, ndërsa Yankuba Minteh tentoi për Brightonin, por portieri David Raya bëri pritje vendimtare.
Pavarësisht përpjekjeve të Brightonit, Arsenali arriti të mbante avantazhin dhe të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në këtë fazë të sezonit.






