Arsenal regjistroi një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Brentford 2-0 në kuadër të javës së 14-të në Premier League.
Mikel Merino zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11-të, duke shënuar me kokë pas një krosimi perfekt nga Ben White.
Brentfordi kishte një mundësi të mirë për barazim në minutën e 21-të, por goditja e Kevin Schade u devijua në traversë nga portieri David Raya.
Pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë, me Merinon që humbi një shans të pastër për të dyfishuar rezultatin në minutën e 69-të.
Në fund, Bukayo Saka vulosi fitoren me golin e tij në minutën e 91-të, duke vendosur rezultatin final 2-0.
Me këtë fitore, Arsenal arrin 33 pikë, duke ruajtur kryesimin në tabelë me pesë pikë më shumë se Manchester City.






