Arsenal “mbetet pa tripletë”, Southampton eliminon Gunners nga Fa Cup

- Advertisement -

Arsenal ka pësuar humbje në Fa Cup nga Southampton.

Vendasit triumfuan me rezultat 2-1 me golat e Steëart dhe Charles në minutat 35′ dhe 85′ të takimit, shkruan KlanKosova.tv.

Golin e vetëm për Gunners e shënoi Gyokeres në minutën e 68′ të takimit.

Skuadra e drejtuar nga Arteta me këtë humbje, humb mundësinë e asaj që njihet si tripleta e madhe në Angli (Fa Cup, Premierligë dhe Champions League).

Kujtojmë që “Topçinjtë” janë lider të Premierligës, kurse janë në garë për trofeun e madh evropian “Ligën e Kampionëve”.

Të ngjashme

Të fundit