Arsenal kalon në çerekfinale, eliminon Bayer Leverkusen

- Advertisement -

Arsenali ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të UEFA Champions League pasi mposhti Bayer Leverkusenin me rezultat 2-0 në ndeshjen e kthimit.

Pas barazimit 1-1 në Gjermani, skuadra londineze e zgjidhi gjithçka në shtëpi falë golave të Eberechi Eze dhe Declan Rice.

“Topçinjtë” treguan kontroll dhe efikasitet, duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit dhe duke siguruar një fitore të pastër që i dërgon mes tetë më të mirëve në Evropë.

Arsenali tashmë kalon në çerekfinale, me objektivin për të vazhduar rrugëtimin në garën më të madhe evropiane për klube.

Të ngjashme

Të fundit