34.3 C
New York
Thursday, June 26, 2025

Buy now

“Arritëm të dalim partia me numrin më të madh të komunave – Mburrem me listen garuese të PDK-së – kthyem rezultatin”, Krasniqi pas rizgjedhjes si kryetar

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, tha në Pressing në T7 se partia e tij ka arritë ta kthejë rezultatin e saj tradicional.

Ai tha që “shpejtë patën një rikuperim të rezultatit, duke e rritur numrin e komunave të fituara dhe duke dalë partia me numrin më të madh të komunave e asamblistëve”.

“Kam qenë i bindur që Bedri Hamza është kandidati më i mirë për të qenë kryeministër, bëm një listë të jashtëzakonshme. Mburrem që ka qënë lista e vetme që s’ka pas asnjë kandidat që ka pas çfarëdo lloj problemi në kuptimin ligjor apo aktakuzë e që arritëm ta kthejmë rezultatin tonë tradicional, 200 mijë vota. Por që garuam pa koalicione”, tha Krasniqi në Pressing, transmeton Express.

Të ngjashme

Të fundit