Volkswagen ka prezantuar versionin e veçantë të Golf R, me rastin e ditëlindjes së 20-të të këtij modeli sportiv.
Po, Golf R (32) u prezantua 20 vite më parë, e tani nga Volkswagen na arrin diçka e veçantë – varianti që feston 20-vjetorin e ekzistencës, transmeton Telegrafi.
Golf R ka motorin e njëjtë 2 litërsh (EA888) turbo-benzinë që tani i është rritur fuqia për 13 kuaj-fuqi – që në total i ka 333.
Versioni jubilar Golf R vjen në kombinim me ndërruesin automatik DSG, që fuqinë motorike e bartë në të katër rrotat.
Çmimi i kësaj veture nuk dihet akoma, por pritet që Golf R i ri do të jetë për 10 mijë euro më i shtrenjtë sesa Golfi i zakonshëm.