Ka shkuar në 59 numri i personave të vdekur nga zjarret që dogjën ishullin Maui të Havait.
Zyrtarët presin që numri të rritet. “Ne nuk kemi kërkuar ende në brendësi të ndërtesave,” tha të premten kryebashkiaku Richard Bissen, shkruan CNN.
Banorët e zonës më të goditur, qyteti i Lahaina, u lejuan të kthehen të premten. Megjithatë, guvernatori Josh Green paralajmëroi: “Ata do të shohin shkatërrim siç nuk e kanë parë ndonjëherë në jetën e tyre.”