Ka arritur në 167 numri i personave që kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të aeroplanit në Muan të Koresë së Jugut.
Numrin e viktimave e ka konfirmuar Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve.
Deri më tani, dy individë nga personeli i fluturimit janë gjetur të gjallë dhe janë transportuar për në spital.
Aeroplani i “Jeju Air” me 181 persona në bord u përplas për një mur rrethues ndërsa doli nga pista e aeroportit. Aeroplani shpërtheu në zjarr.