5.9 C
New York
Thursday, March 13, 2025

Buy now

Arrin mbi 4 mijë numri i të vrarëve në Gaza, mbi 1 mijë e 600 fëmijë

- Advertisement -

Numri i të vdekurve në Gaza që nga 7 tetori është rritur në 4,127, duke përfshirë 1,661 fëmijë, sipas një zëdhënësi të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, raporton CNN.

Gjatë kësaj periudhe, 13 mijë e 162 persona të tjerë janë lënduar, tha zëdhënësi Ashraf Al-Qidra. Më vete, 81 palestinezë kanë vdekur në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori, tha gjithashtu ministria e shëndetësisë.

“Mungesat po i lënë spitalet e Gazës në prag të kolapsit. Kushtet në Gaza po përkeqësohen çdo orë pasi frika vazhdon të rritet për një krizë katastrofike humanitare që po shpaloset në enklavë. Grupe të shumta të të drejtave po paralajmërojnë për pasojat vdekjeprurëse të mungesave të vazhdueshme në Rripin e Gazës dhe kërkojnë që furnizimet jetike të lejohen përmes kalimit Rafah”, transmeton CNN.

Ushtria izraelite thotë se shumica e pengjeve në Gaza janë gjallë. Ndërsa është ende e paqartë se sa njerëz mbahen ende atje, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se kishin mundur të reduktonin numrin e të zhdukurve, që fillimisht mendohej të ishte rreth 3,000 në ditën e parë të luftës, në mes 100 dhe 200 të premten pasi kanë konfirmuar vendndodhjet e njerëzve. Më shumë se 20 nga pengjet janë nën moshën 18 vjeç dhe midis 10 dhe 20 prej atyre që mbahen janë mbi 60 vjeç, sipas përditësimit të fundit nga IDF të premten.

Kalimi në Rafah: Frika po shtohet se ndihmat për shpëtimin e jetëve të destinuara për Gazën do të mbeten ende në Egjipt për një ditë tjetër. Rreth 200 kamionë që transportojnë ndihma jetike janë në radhë jashtë kufirit të mbyllur ndërsa zyrtarët po punojnë drejt një marrëveshjeje për të hapur portat. Negociatat vazhduan deri të enjten ndërsa punëtorët riparuan rrugët për të lejuar deri në 20 kamionë të kalonin në një dorëzim fillestar. Pavarësisht pritshmëriVe të shprehura nga presidenti amerikan Joe Biden se kalimi do të hapej të premten, zyrtarët amerikanë tani presin që kolona e parë të kalojë kufirin këtë fundjavë.

Ndihma për Izraelin: Biden i bëri një thirrje të pasionuar popullit amerikan për mbështetje në luftën e Izraelit me Hamasin – si dhe për Ukrainën – pasi administrata e tij ishte gati të kërkonte 105 miliardë dollarë fonde nga Kongresi të premten. Kërkesa e paketës së ndihmës përfshin 14 miliardë dollarë për Izraelin , që zyrtarët thonë se pasqyron kërkesat që Biden mori gjatë udhëtimit në rajon në fillim të kësaj jave./CNN/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit