Ajo ka vite që është pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe një nga emrat më të dashur për publikun.
Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila tashmë po shënon rredh dy dekada karrierë.
Përgjatë kësaj kohe, artistja ka realizuar hite të shumta e ka qenë pjesë e shumë mbrëmjeve dhe koncerteve.
Me anë të një postimi në ‘Threads’, 35-vjeçarja ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Çdo ditë jam shumë falënderuese që jam gjallë dhe shëndoshë maspari. (Sigurt bëj gabime në shkrim).
Ndihem njeriu me shumë fat që po afrohen dy dekada karrierë dhe kam bashkëpuntorë të mrekullueshëm po ashtu ju që më vlerësoni muzikën dhe performancat e mia.
Ekipin më të mirë në botë.
Faleminderit shumë shumë shumë gjithëve.
Ju dua”.