-8.8 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Arrihet marrëveshje për 50 miliardë euro ndihma të BE-së për Ukrainën

- Advertisement -

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje është arritur për 50 miliardë euro ndihma për Ukrainën.

“Të gjitha 27 shtetet u pajtuan”, tha ai, duke shtuar se “kjo siguron financim të palëkundur, afatgjatë e të parashikueshëm për Ukrainën”, raporton gazeta “The Guardian”.

Marrëveshja vjen pas takimit të politikanëve më me ndikim të bllokut me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, të enjten në mëngjes.

Orban e kishte bllokuar marrëveshjen për këto fonde në samitin e dhjetorit dhe kishte përpjekje të vazhdueshme për ta bindur edhe kryeministrin hungarez.

Njoftimi i Michel-it tregon tashmë se udhëheqësit e kanë bindur kryeministrin hungarez që të heqë dorë nga bllokimi i fondeve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit