6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Arrihet marrëveshje bashkëpunimi mes KEK-ut dhe KRU “Prishtina”

- Advertisement -

Drejtori i KEK-ut Bekir Gërguri, bashkë me bashkëpunëtor shkuan për vizitë te Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”.

Pritja ishte e organizuar nga kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahut, dhe zyrtarëve të lartë të këtij institucioni.

Në kumtesë thuhet se kjo ishte një mundësi për të ndarë përvoja dhe për të shqyrtuar mundësitë për një bashkëpunim më të ngushtë.

“Gjatë takimit, për fokus ishin operimet dhe sfidat që përballen të dyja ndërmarrjet, si dhe objektivat që synojnë të arrijnë. Të dy krerët e ndërmarrjeve ranë dakord për krijimin e grupeve punuese që do të përgatisin një marrëveshje mirëkuptimi. Kjo marrëveshje ka për qëllim të forcojë bashkëpunimin ndërmjet KEK-ut dhe KRU-Prishtina, dy kompani që janë nën pronësinë e të njëjtit aksionar, Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

“Ky bashkëpunim është i rëndësishëm për koordinimin e mëtejshëm në sektorët e energjisë elektrike dhe ujit, dhe do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve të përbashkëta dhe përmirësimin e efikasitetit në shërbime”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit