Është arritur marrëveshja, Zidane trajner te kjo kombëtare Legjenda franceze, Zinedine Zidane, ka arritur një marrëveshje verbale me Federatën Franceze të Futbollit për të marrë drejtimin e kombëtares pas përfundimit të Botërorit.
Ky vendim vjen pas katër vitesh pritjeje nga ana e Zidane, i cili ka refuzuar oferta të majme nga klubet më të njohura evropiane.
Sipas raportimeve të Le Parisien, Zidane pritet të firmosë kontratën në ditët e ardhshme, duke mbyllur një epokë të gjatë nën drejtimin e Didier Deschamps, i cili ka qenë trajner i Francës për 14 vite.
Megjithatë, FFF ka vendosur të ruajë sekretin deri në përfundim të Botërorit 2026, për të mos ndikuar në përgatitjet e ekipit.






