Një komision i ri do të themelohet për të verifikuar mandatet e deputetëve duke u bazuar në listat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Partitë opozitare kanë arritur një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për të gjetur një “dalje” nga bllokimi i institucioneve.
Pas mbledhjes me kryesuesin e seancës, përfaqësuesit e të gjitha partive kanë rënë dakord që të votojnë unanimisht raportin e ri nga komisioni për verifikimin e mandateve.
Kështu kanë bërë të ditur Albulena Haxhiu dhe Mimoza Kusari – Lila pas mbajtjes së mbledhjes