Home Lajme Arrihet marrëveshja, minatorët ndërpresin grevën

Arrihet marrëveshja, minatorët ndërpresin grevën

0
Arrihet marrëveshja, minatorët ndërpresin grevën

Në orët e vona të mbrëmjes së sonte, është arritur marrëveshja që minatorët e Trepçës të përfundojnë grevën e tyre.

Pjesëmarrës në negociata ishin deputetë të VV-së, përfaqësues të Bordit të ndërmarrjes Trepça dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Minatorët janë pajtuar që kushtet e kërkuara nga ta që të iu plotësohen.

Ata kishin hyrë në grevë thuajse 10 ditë dhe i kishin të çarta kërkesat e tyre, ekzekutimi me kohë i pagave, shkarkimi i menaxhmentit të Trepçës, sigurimi shëndetësor i minatorëve, përmirësimi i kushteve dhe mjeteve të punës

Për gjatë gjithë kësaj kohe, shumë nga ta kishin probleme shëndetësore nga më të ndryshmet, madje njëri nga ta ka pësuar edhe arrest kardiak.

Kryeministri Albin Kurti nuk kishte i kishte vizituar gjatë gjithë këtyre ditëve sa ata ishin në grevë.

Për këtë çështje, opozita në Kuvend kishte kërkuar miratimin e një rezolutë në ndihmë të minatorëve, por që nuk ishte mbështetur nga mazhoranca.

Exit mobile version