Është arritur marrëveshja në mes të Chelseas dhe Leicester Cityt për mbrojtësin Wesley Fofana.
Kështu të paktën raporton Fabrizio Romano, sipas të cilit gjithçka sa i përket dakordimit u finalizua të premten.
Francezi do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2028 me londinezët.
Vlera e këtij transferimi pritet të jetë diku rreth 75 milionë funte.
Tashmë ka mbetur vetëm të rregullohet vetëm çështja e dokumenteve.