Një shqiptar në Zvicër është arrestuar, pasi i janë gjetur afro 8 kg drogë, raporton Blick.
Sipas njoftimit të Policisë së Solothurnit vlera e drogës në treg sillet rreth 100 mijë franga zvicerane.
Shqiptari 24-vjeçar ishte ndaluar javën e kaluar dhe gjatë një patrulle policore.
Pasi nuk kishte dokumentacion me vete ai ishte marrë për verifikim në stacion.
Prokuroria më pas vendosi që të kontrollohej shtëpia e tij. U gjetën 8 kg drogë, 7 prej tyre heroinë dhe rreth 1 kg kokainë. 24-vjeçari gjendet në paraburgim.