Një person me inicialet Z.M (1975) është arrestuar nga policia serbe pasi në lagjen “Bele Vode” të Beogradit me veturën e tij BMW ka hyrë në turmën e protestuesve dhe ka goditur tre prej tyre.
Personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Emergjente për ndihmë të mëtejshme, shkruan Danas, trasnmeton Express.
Sipas njoftimit të policisë serbe, “Shoferi ka bërë rezistencë aktive, por është nënshtruar dhe arrestuar nga efektivët e policisë”.