Policia e Kosovës njofton se është arrestuar shoferi i veturës që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Arllat të Drenasit.
Njoftimi i plotë:
Sot (15.02.2023) rreth orës 05:40 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë personi, E. B. mashkull,19 vjeç.
Bëhet fjalë për këmbësorin cili u aksidentua dje në Arllat.
Lidhur me rastin nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar ngasësi i automjetit, që ka qenë i përfshirë në aksident.
Menjëherë nga hetuesit është siguruar prezenca e personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.