17.1 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin fatal afër Drenasit ku humbi jetën i riu nga Tërsteniku

- Advertisement -

 

Policia e Kosovës ka njoftuar për aksidentin tragjik që ndodhi dje në fshatin Terstenik të Drenasit, ku humbi jetën një i ri që kishte ardhur nga Austria për pushime.

Ngjarja ndodhi, më 17 prill 2025, rreth orës 15:07, kur një veturë u përplas me një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit, Adion Mulaj, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa pasagjeri që ndodhej me të ka pësuar lëndime trupore.

Policia konfirmon se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa drejtuesi i veturës, i dyshuar për shkaktimin e aksidentit, është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Adion Mulaj, i riu që ndërroi jetë tragjikisht, kishte ardhur nga Austria për disa ditë në vendlindje, por udhëtimi i tij përfundoi tragjikisht

Të ngjashme

Të fundit