Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin fatal që ndodhi pasditen e së dielës në autostradën ‘Arbër Xhaferi’, konkretisht në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Sipas policisë në këtë aksident, ku ishin përfshirë një kamion dhe një veturë, ka humor jetën një grua ndërsa disa të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Derisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, policia ka arrestuar shoferin e kamionit.
“Autostrada Arbër Xhaferi-Bibaj, Ferizaj 09.07.2023-17:40. Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një person femër kosovare (pasagjere në veturë) si dhe lëndime trupore kanë pësuar disa tjerë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me rastin është duke u marrë njësiti për hetimin e aksidenteve në trafik.