Reperi amerikan Sean “Diddy” u arrestua në qytetin e New Yorkut me akuza të paspecifikuara federale, thanë autoritetet federale për CBS.
Arrestimi i tij vjen pas bastisjeve në dy pronat e tij në Los Angeles dhe Miami në muajin në mars, si pjesë e “një hetimi në vazhdim” për trafikim.
Avokati i Diddyt, tha se ishin “të zhgënjyer” nga arrestimi dhe se klienti i tij është “i pafajshëm”.
Reperi është përballur me një sërë akuzash, nga sulmi seksual deri te abuzimi, duke përfshirë edhe nga ish partnerja e tij, Casandra “Cassie” Ventura. Ai ka mohuar të gjitha pretendimet ndaj tij.
Arrestimi i tij u bë në lidhje me një hetim të vazhdueshëm nga zyrtarë të sigurisë kombëtare të SHBA-s.
Prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të New Yorkut (SDNY), Damian Williams, konfirmoi arrestimin në një deklaratë të hënën mbrëma.
“Më herët këtë mbrëmje, agjentët federalë arrestuan Sean Combs, bazuar në një aktakuzë të mbyllur të ngritur nga SDNY”, tha prokurori.