14 C
New York
Saturday, November 8, 2025

Buy now

Arrestohet polici i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Prizren

- Advertisement -

Është arrestuar zyrtari policor i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ku i vdekur mbeti një këmbësor 80-vjeçar.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar mbi rastin e arrestimit të të dyshuarit, derisa shtoi se i njëjti në momentin e aksidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit e IPK-së, njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se drejtuesi i veturës nuk ka përshtatur shpejtësinë e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës duke shkaktuar aksidentin.

Lidhur me këtë rast është iniciuar rast penal lidhur me veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, kurse ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të ngjashme

Të fundit