Home Lajme Arrestohet personi që dyshohet për sulmin e policit në Veri

Arrestohet personi që dyshohet për sulmin e policit në Veri

0
Arrestohet personi që dyshohet për sulmin e policit në Veri

Një person është arrestuar të enjten për sulmin e një polici në Veri të Kosovës, që kishte ndodhur të mërkurën.

Lajmin për AP e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani.

“Po, është arrestuar një person. Në bashkëpunim me Prokurorinë do të ndërrmerrën veprimet e tjera hetimore”, ka thënë Elshani për AP.

Polici kishte raportuar se deri sa ishte në kryerje të detyrës, një person i panjohur me veturë ka tentuar ta godas dhe gjatë tentimit ka goditur veturën zyrtare të PK-së.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë vitit 2023, sfida më e madhe ka qenë ruajtja e integritetit territorial dhe e sigurisë publike.

Ai gjatë fjalimit të tij në Këshillin për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut ka deklaruar se Policia e Kosovës në pjesën veriore është sulmuar rreth 100 herë nga grupe ekstremiste.

“Atje institucionet e sigurisë janë ballafaquar me sulme ekstremiste, sulmi i 24 shtatorit u menaxhua mjaft mirë edhe pse humbëm heroin Afrim Bunjakun. Gjatë këtyre viteve Policia e Kosovë është sulmuar rreth 100 herë nga këto grupe ekstremiste dhe lajmi i fundit është se një sulm kemi pasur edhe dje ku është rrezikuar jeta e një polici. Megjithatë situata e sigurisë atje është përmirësuar ndjeshëm”, tha Sveçla.

Exit mobile version