-7.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Arrestohet personi i dytë në rastin e sekuestrimit të 4 700 eurove të falsifikuara

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e dytë në rastin e zbulimit dhe sekuestrimit të 4700 eurove të falsifikuara, bashkëpunim ndërmjet drejtorisë së antidrogës dhe asaj kundër krimeve ekonomike.

PK ka siguruar video incizime ku dëshmohet se në këtë rast, i arrestuari i parë ka pranuar para të falsifikuara nga tashmë i arrestuari i dytë.

“Arrestohet i dyshuari i dytë në rastin e zbulimit dhe sekuestrimit të (4700 Eurove) të  falsifikuara në operacionin policor të datës 22.05.2023. Siç jeni njoftuar përmes komunikatës zyrtare më datë 22.05.2023, lidhur me rastin ku Policia e Kosovës, konkretisht bashkëpunimi ndërmjet drejtorisë së antidrogës dhe asaj kundër krimeve ekonomike, kishte realizuar një operacion të suksesshëm policor dhe ishin zbuluar dhe sekuestruar shuma e parave prej katër mijë e shtatëqind (4700) euro, respektivisht (94 copë kartëmonedha në apoen prej 50 eurove, që dyshohej se ishin të falsifikuara. Dhe është pas një pune profesionale hetimore janë siguruar prova të reja (video incizime) me të cilën sigurohet se në këtë rast është i përfshirë edhe personi tjetër (nr.2) i dyshuari me iniciale (F.Q.), përmes të cilave prova ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari (nr.1), i ka pranuar paratë e falsifikuara nga personi tashmë i dyshuar me (nr.2)”, thuhet në komunikatën e policisë.

Derisa, kanë njoftuar se ky i fundit është shoqëruar në stacionin policor të Pejës dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës.

“Me aktvendim të prokurorit të shtetit nga PTH-Prishtinë dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet tutje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit