24.3 C
New York
Friday, July 18, 2025

Buy now

Arrestohet për dhunë në familje, gjatë hetimeve del që i dyshuari është i përfshirë edhe në vepra tjera penale

- Advertisement -

Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje nën dyshimin për “Dhunë në familje” si dhe raste të tjera të veprave penale.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes raportit 24-orësh se i dyshuari është raportuar në polici për dhunë në familje më 18 janar të këtij viti, ndërsa është arrestuar dje,

Sipas raportit, bëhet e ditur se gjatë intervistimit, tek i dyshuari janë gjetur elemente të tjera të veprave penale të kryera në kohë të ndryshme në vitin 2020, përfshirë këtu vepra penale: Dhunim, shantazh dhe braktisje e fëmijës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme

Të fundit