Policia e Kosovës ka arrestuar të shumë kërkuarin “Liza” emir i të cilit është Ilir Abdullahu, e i cili është njëri nga të dyshuarit në rastin e vrasjes s ëish policit Triumf Riza.
Policia e Kosovës, sot me anë të një komunikatë bëri të ditur për arrestimin e tij.
Policia e Kosovës arreston personin e shumë kërkuar, i cili ishte në kërkim për vite me radhë
Prishtinë, 16 korrik 2023
Si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, sot me datën 16.07.2023, rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës është arrestuar i shumë kërkuari (I, A,) i njohur me nofkën “Liza”.
I njëjti ishte në kërkim policor për disa vite me radhë, si i dyshuar për vepër penale të vrasjes së rëndë.
Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij.
Të gjitha veprimet e mëtejme policore, do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Gjatë gjykimit të Sekiraqës, emri i “Lizës” është përmendur edhe nga një dëshitar, i cili ka thënë se I njejti është pjesë e grupit të Sekiraqës.
Në gjykimin e Enver Sekiraqës për shtytjen në vrasjen e Triumf Rizës, në cilësi të dëshmitarit u pati dëgjuBesnik Hasani shoku dhe kolegu i këtij të fundit.
Dëshmitari në pyetjet e prokurorit Special Haki Geci, deklaroi se Triumfi të vetmin problem që e kishte e kishte me Enver Sekiraqën.
“Triumfi gjithmonë e ka përmendur Enver Sekiraqën dhe grupin e tij kriminal, ai nuk ka pasur problem me tjetër kënd, këtë ja u garantoj me jetë”, tha dëshmitari.
Sipas tij grupi kriminal i Sekiraqës përbëhej prej një personi me pseudonim Ruqi, anëtarë të tjerë ishin Liza, Fjolla Morina, Rem Sekiraqa, Agroni dhe Faton Shoshi.