Inspektorati i Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtare policore e dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Ajo me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 –orë.
Sipas IPK-së ajo dyshohet se ka regjistruar në sistem të dhënat e një qytetari, shtetas i Serbisë i cili nuk ka qenë prezentë në pik kalimin kufitar.
“Bazuar në autorizimet ligjore, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar edhe suspendimin e zyrtares policore e cila ishte e angazhuar me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Glloboçicë, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje – Kaçanik. Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtarja policore duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të policisë kufitare në mënyrë të paautorizuar, ka verifikuar dhe regjistruar në sistemin të dhënat e një qytetari – shtetas i Republikës së Serbisë. Qytetari nuk ka qenë fare prezent në këtë pikë kalim kufitar kurse dyshimet janë se zyrtarja policore ka bërë këtë regjistrim që të vërtetonte nëse shtetasi i Republikës së Serbisë ishte apo jo në kërkim policor”, thuhet nga IPK.