3.8 C
New York
Monday, December 22, 2025

Buy now

Arrestohet një zyrtar policor në Vërmicë për marrje ryshfeti

- Advertisement -

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”.

Sipas hetimeve fillestare, zyrtari dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës në Stacionin e Policisë Kufitare në Vërmicë i ka mundësuar një qytetari të Serbisë hyrjen në Kosovë për përfitim financiar, ndonëse hyrja i ishte ndaluar më parë.

Hetimet janë zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Pas veprimeve hetimore dhe operative, zyrtari policor është arrestuar dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjithashtu, është arrestuar edhe qytetari serb, ndaj të cilit është iniciuar rast penal për “Dhënien e ryshfetit” dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të ngjashme

Të fundit