18.7 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Arrestohet një zyrtar policor me dyshimin për veprën penale lëndim i lehtë trupor

- Advertisement -

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor cili ishte i angazhuar në policinë kufitare – Stacionin e Policisë Kufitare  në Glloboçicë.

Hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione dje ku dyshohej se ky zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare ka ushtruar dhunë fizike ndaj një qytetari të moshës së mitur me ç’ rast të njëjtit i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

IPK-ja ka ndërmarrë veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj pas të cilave ka dyshim të arsyeshëm që zyrtari policor ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Zyrtari i dyshuar është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në përputhje me kompetencat ligjore dhe në interes të hetimit penal, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për këtë zyrtar policor përderisa veprimet tjera hetimore do të ndërmerren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj

Të ngjashme

Të fundit