Një shtetas i huaj është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, nën dyshimin se ka tentuar t’i japë ryshfet zyrtarëve përgjegjës.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 15:10, kur i dyshuari ka ofruar ryshfet gjatë procedurave kufitare. Menjëherë pas veprës së dyshuar, është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij.
“PKK Vërmicë 07.07.2025 – 15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas I huaj, pasiqë kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.