18.4 C
New York
Saturday, September 28, 2024

Buy now

Arrestohet një polic, dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në Fushë Kosovë

- Advertisement -

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00 të datës së djeshme ku janë përfshirë katër automjete.

Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit përderisa 5 personat e lënduar në këtë aksident janë dërguar për tretman mjekësor.

Si pasojë e lëndimeve trupore një vozitës i njërit nga automjetet e përfshira në këtë aksident raportohet fatkeqësisht se ka humbur jetën sot.

Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se shkaktar i aksidentit është zyrtari policor i cili është arrestuar sot në orët e mbrëmjes me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit