Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit.
Paparaci ka mësuar se i arrestuari ka lidhje familjare me tashmë të ndjerin.
Trupi i 45-vjeçarit u gjet i groposur disa metra nën sipërfaqe dhe i mbuluar me disa dërrasa.
Grupi që po e kërkonte Bajraktarin ndoqi gjurmët, të cilat treguan se trupi ishte tërhequr me forcë drejt një gropë të improvizuar në një arë të mbjellë me misër disa metra nën sipërfaqe, ku ishin vendosur edhe disa dërrasa për ta kamufluar vendin e varrimit
Enver Bajraktari fillimisht u raportua i zhdukur nga familjarët e tij, ku pas një dite, më 4 gusht u gjet i vdekur
Kjo bëri që Policia të nis menjëherë hetimet për qartësimin e rrethanave që çuan në vdekjen e tij.
Më 5 gusht, Prokuroria njoftoi se ka bërë identifikimin e plotë të trupit, dhe bëhej fjalë pikërisht për Bajraktarin.
Ai u varros më 6 gusht në fshatin Baicë të Lipjanit