3.5 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Arrestohet një person për dhunë në familje në Kaçanik

- Advertisement -

Policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar sot një informacion se në rrugën ‘Nevzat Qallaku’ në Kaçanik ishte një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin F.L (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe kishte dëmtuar dhe demoluar orenditë e shtëpisë.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit