Policia ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar, pasi që ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë policorë, raporton Scanner.
Njoftimi i plotë:
Rr. Agron Rrahmani, Prishtinë, 06.08.2022 – 19:18. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht nuk ka respektuar urdhrin dhe më pas ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë policorë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Scanner/