5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Arrestohet një person pasi dyshohet se ka kryer dy vepra penale grabitje dhe armëmbajtje

- Advertisement -

Gjykata në Gjilan ka bërë të ditur se më 20.12.2022 rreth orës 22:50 minuta, në lagjen ”Arbëria”, në Gjilan, në një market i pandehuri Z.SH. me përdorim të forcës dhe kanosjes ka sulmuar një person me qëllim përvetësimit të pasurisë së kundërligjshme për vete.

I veshur me tesha të zeza nën kërcënimin e armës dhe përdorimit të së njëjtës për ta rrezikuar jetën e njerëzve, hyn në market me revole në dorë dhe duke i bërtitur të dëmtuarës me fjalët, qiti paret dhe duke e detyruar të njëjtën që t’ ja jep arkën me para, i njëjti i merr paratë në vlerë prej 150 deri 200 €, dhe ikë me vrap nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatit Velekincë.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Njoftimi i gjykatës:

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit Z. Sh.

Ekziston dyshimi bazuar se me datën 20.12.2022 rreth orës 22:50 minuta, në lagjen ”Arbëria”, në Gjilan, marketin “Bum”, i pandehuri i lartcekur me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër me qëllim përvetësimit të pasurisë së kundërligjshme për vete, i veshur me tesha të zeza nën kërcënimin e armës dhe përdorimit të së njëjtës për ta rrezikuar jetën e njerëzve hynë në market me revole në dorë dhe duke i bërtitur të dëmtuarës me fjalët qiti paret dhe duke e detyruar të njëjtën që ti ja jep arkën me para ku i njëjti i merr parat në vlerë prej 150 deri 200€, dhe ikë me vrap nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatit Velekincë.

Me këto veprime i pandehuri Z. Sh. dyshohet se ka kryer veprat penale grabitje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, duke marr për bazë edhe rrezikshmërinë e kësaj vepre penale si dhe pasojat të cilat i janë shkaktuar të dëmtuarës, po ashtu edhe karakteristikat personale të të pandehurit pasi që i njëjti nga data baza e të dhënave të policisë dyshohet edhe për disa vepra tjera penale të ndryshme.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit