11.4 C
New York
Wednesday, May 21, 2025

Buy now

Arrestohet një person në veri, konfiskohen jelekë antiplumb, municion dhe drogë

- Advertisement -

Njësia e DHTN-s Mitrovice Veri në asistim edhe te Regjionit Mitrovica e Veriut, pas informatave të marra nga tereni për posedim të narkotikeve,  rreth orës 11:00 kanë  kontrolluar banesën e të dyshuarit M. J. i lindur me 2001, ku dhe kanë konfiskuar jelekë antiplumb, municion dhe drogë. Ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Gjatë kontrollit ne banesë janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë si vijon: Dy copë jelek taktik antiplumb, Një gas mask, 14 Karikator te Ak/47, 256 Fishek te Ak/47, 24 Fishek 7.62 mm dhe Substance e dyshuar narkotike me pesh rreth 1 gram.

I dyshuari është dërguar ne Stacionin Policor Mitrovice Veri, për procedura te mëtejme.

Ne lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i P.TH Mitrovice i cili udhëzon qe rasti te iniciohet dhe i dyshuari dërgohet ne ndalim për 48 orë.

Të ngjashme

Të fundit