13 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Arrestohet një person në Prishtinë për vjedhje të 200 litrave naftë

- Advertisement -

Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi ka kryer vjedhje të naftës.

Sipas Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes janë gjetur tetë bidonë me nga 25 litra.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke kryer një vjedhje të naftës nga disa mjete pune. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tetë bidonë me nga 25 litra naftë të cilat ishin vjedhur. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të ngjashme

Të fundit