27.2 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Arrestohet një person në Prishtinë, iu gjetën 490 monedha nga 2 euro që dyshohet se janë të falsifikuara

- Advertisement -

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në pikën në Prishtinë, ka ndalur automjetin Audi A4, i cili po drejtohet nga personi A.B. 1997.

Gjatë kontrollit, PK ka gjetur në bagazhin e tij një sasi e konsiderueshme e monedhave metalike nga 2 €uro, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të falsifikuara.

Nga njësiti për krime ekonomike, me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli I shtëpisë së personit të dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar: 490 x 2 copë monedha metalike nga 2 €uro, gjithsejtë në vlerë 980 €uro; Automjeti Audi A4 i përdorur në rast 2 (dy) telefona celular.” – thuhet në njoftim.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të krimeve të rënda nga PTH-Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme

Të fundit