7.3 C
New York
Friday, November 21, 2025

Buy now

Arrestohet një person në Prishtinë, i kapet rreth 120 kg substancë narkotike

- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar sot për arrestimin e një personi të dyshuar për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike. I dyshuari B.K. është ndaluar në rajonin e Prishtinës, në një autobus të cilin e drejtonte vetë.

Gjatë kontrollit në automjet, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në koordinim me Prokurorinë Speciale, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të madhe narkotikësh, që dyshohet të jetë rreth 120 kilogramë.

Rasti po trajtohet me prioritet të lartë, ndërsa hetuesit dhe prokuroria po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi.

Me vendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha veprave penale që lidhen me substanca narkotike, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

 

Të ngjashme

Të fundit