Nga njësitë e stacionit policor të Lipjanit, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
Personi i dyshuar: A. H, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim (1 vit) për veprën vrasje në tentativë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.