5.8 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Arrestohet një person në Gjilan për shitje të paautorizuar të artefakteve

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në qytetin e Gjilanit me urdhër të Gjykatës. Ky aksion është zhvilluar pasi që dyshohet se një përson pa autorzim ka punuar vepra arti.

Lidhur me këtë Prokuroria Themelore në Gjilan së bashku me Institutin Arkeologjik të Kosovës ka realizuar një kontroll në lokalin e përsonit të dyshuar.

Gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar 200 artefakte arkeologjike, prej të cilave 80 monedha janë prej periudhës së sundimit romak, bizantin dhe mesjetar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar i pandehuri D.H., në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohet se ka kryer aktivitete hulumtuese të paautorizuara në vende arkeologjike me pajisje detektuese.

I njëjti dyshohet për veprën e sipërshënuar penale pasi me veprimet e tij ka kryer gërmime apo hulumtime  arkeologjike pa autorizimin e organit kompetent.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit