Një person është arrestuar të shtunën në Gjilan pasi dyshohet se ka ofenduar dhe kanosur nënën e tij.
Sipas Policisë, pasi që i dyshuari është përdorues i lëndëve narkotike, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, në Spitalin Psikiatrik.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka ofenduar dhe kanosur nënën e tij viktimën femër kosovare. Pasi që i dyshuari është përdorues i lëndëve narkotike, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, në Spitalin Psikiatrik nën përkujdesje të Policisë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.