Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, i sekuestrohen substanca narkotike

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë-Kosovë, nën dyshimet për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.

Policia fillimisht kontrolloi një veturë ku u gjetën gjashtë paketime me marihuanë, ndërsa më pas u lokalizua edhe i dyshuari L.M.

“Dje, më 06.03.2026, pas grumbullimit të të dhënave të mjaftueshme, është hartuar një plan taktik dhe rreth orës 21:00, pasi është lokalizuar një veturë në të cilën dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike, e njëjta është ndaluar për kontroll. Në vetura janë gjetur gjashtë paketime, dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 8.1 gramë.

Në vazhdimësi të operacionit është identifikuar dhe lokalizuar i dyshuari kryesor L.M., dhe gjatë kontrollit i janë gjetur para (295 euro), që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve” – thuhet në njoftim.

Në banesën e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar edhe 537.7 gramë substanca, që dyshohen të jenë marihuanë.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të është kontrolluar banesa e të dyshuarit në F. Kosovë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 537.7 gramë substanca që dyshohen të jenë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin” – thuhet tutje.

Të ngjashme

Të fundit