Home Lajme Arrestohet një person në Ferizaj, mori në shërbim një veturë dhe ia dha një personi tjetër për borxh

Arrestohet një person në Ferizaj, mori në shërbim një veturë dhe ia dha një personi tjetër për borxh

0
Arrestohet një person në Ferizaj, mori në shërbim një veturë dhe ia dha një personi tjetër për borxh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për shpërdorim të pasurisë së huaj në Komunën e Ferizajt.

Sipas njoftimit të policisë, më 18 dhjetor të vitit 2022, rreth orës 19:20 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar informatë se në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj është një rast i shpërdorimit të pasurisë së huaj.

Në lidhje me këtë, hetuesia e policisë nën autorizimin e prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kishin ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kishin dalë në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.

Pas grumbullimit të informacioneve, më 13 janar të vitit 2023, pas një pune hetimore, policia ka arritur të arrestoje personin e dyshuar me inicialet Sh.L., i moshës 36-vjeçare, i cili pasi kishte marrë në shërbim një veturë ia kishte dhënë në kompensim një personi tjetër për një borxh, i cili është në kërkim policor bashkë me veturën.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme. Rasti është cilësuar “Shpërdorimi i pasurisë së huaj””, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version