1.4 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

- Advertisement -

Pas hetimeve paraprake dhe pas sigurimit të urdhëresës për kontroll, sot më 01.02.2022, në ora 07:00, njësitet përkatëse policore kanë realizuar një kontroll në fshatin Morinë të Gjakovës, nën dyshimin e posedimit të armëve. Njësitet policore kufitare gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit: L.J., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) kanë gjetur dhe sekuestruar:

• Një pushkë atematike cal-7.62mm,
• Një AK-47 cal-7.62mm,
• Tre karikatorë,
• 127 copë fishekë cal-7.62mm
• Uniformë ushtarake

Lidhur me gjetjen e provave është njoftuar prokurori kujdestar. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Import eksport. Furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armeve’. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit