28.4 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Arrestohet një person i kërkuar në Prizren, i dënuar me mbi 3 vjet burgim për vjedhje

- Advertisement -

K.T. (26-vjeçar) është arrestuar në Prizren pasi po kërkohej me dy urdhërarreste si i dënuar me 3 vjet e 25 ditë burgim për vjedhje.
Sipas policisë, i pandehuri u arrestua të enjten në kuadër të zbatimit të planit operativ “Realizimi i urdhëresave të personave në kërkim– 2025”.

“Më 21.08.2025, rreth orës 22:35, pas pranimit të një informacioni operativ, njësia e inteligjencës ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për verifikimin e pranisë së një personi në kërkim në një lokal kafene në Prizren. Personi në fjalë, K.T., 26-vjeçar nga Prizreni, ishte nën dy urdhër arreste aktive të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren, për vuajtjen e dënimit me 3 vjet e 25 ditë burgim. Pas konfirmimit të pranisë së tij, njësia patrulluese ka mbërritur në vendin e ngjarjes rreth orës 22:46. Gjatë tentativës për ta identifikuar, i dyshuari ka tentuar të ikte me vrap, por është ndaluar dhe arrestuar nga zyrtarët policorë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pas arrestimit, K.T., është shoqëruar në stacionin policor dhe bazuar në aktgjykimet e plotfuqishme, është dërguar për vuajtjen e dënimit në institucionin përkatës korrektues.

Të ngjashme

Të fundit