Të martën pasdite, policët e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, B.B (M/K), i moshës 36 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë ’’ me dënim burgimi prej dy ( 2 ) viteve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.